Policia e Peqinit ka arrestuar 2 autorët e dyshuar të grabitjes së një banese gjatë mbrëmjes së djeshme.

Në pranga kanë përfunduar dy të rinjtë E.H., 30 vjeç, dhe D.H., 23 vjeç, banues në Kodras, pasi akuzohen se kanë vjedhur banesën e shtetasit Z.H., ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Policia thotë se arrestimi i dy të rinjve ka ardhur pas mbledhjes së provave dhe analizimit të pamjeve filmike.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprën penale “Vjedhja”.