23 maj 2015 – Autorët e grabitjes së bankës te Rruga e Kavajës në Tiranë që ndodhi para tri ditësh, kanë qenë tre 19-vjeçarë.
Policia ka arrestuar sot tre të rinjtë Kristi Sulollari, Kristi Kajo dhe Rei Cenolli. Sulollari u kap në vendin e quajtur “Tajvan” ku punonte si kamerier, Kajo u kap në shtëpinë e gjyshes së tij në rrugën “Irfan Tomini”, ndërsa Cenolli u kap në Voskopojë në shtëpinë e xhaxhait të tij.
Policia ka sekuestruar 6.879.000 lekë të vjetër, 3 aparate celulari, 1 kapele të përdorur në grabitje, si dhe mjetin Toyota Yaris, që u përdor po ashtu për grabitjen.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/