Një grup ‘skifterësh’ i drejtuar nga shqiptarët është çmontuar nga karabinierët italianë.

Dy shqiptarë me precedentë u arrestuan gjatë aksionit në Colleferro, të akuzuar për një seri grabitjesh dhe bastisjesh të banesave.

Shqiptarët e kapur janë të moshës 31 dhe 32 vjeç, të njohur tashmë për forcat e rendit për precedentët e tyre.

Vjedhjet janë kryer në zonën e Artenës dhe Colleferro. Plaçkitjeve nuk i kanë shpëtuar as dyqanet, marketet dhe lokalet.

Shuma totale e sekuestruar arriti në afërsisht 600 euro, të cilat u rikuperuan plotësisht dhe u kthyen bizneseve. Të arrestuarit, të akuzuar për vjedhje të rëndë, u dërguan në burgun e Velletri.

Oficerët e karabinierëve gjithashtu i propozuan Shtabit të Policisë së Romës që ata të riatdhesoheshin me një urdhër dëbimi të detyrueshëm, duke u ndaluar atyre të rihynin në komunat e Artenës dhe Colleferros.