Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy autorët e grabitjes me dhunë në Mallakastër, ku humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar 89-vjeçari Caush Shehaj.
Dy autorët 22 dhe 28-vjeç u arrestuan disa orë pas ngjarjes.
Ndërsa njeri prej tyre, Musa God nuk është një figurë e panjohur për blutë e Fierit pasi kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu ku vuante dënimin për përdhunimin e një 23-vjeçarje në Fier.