DIBER– Persona të armatosur kanë grabitur dhjetëra dele nga një fermë bagëtish në fshatin Ame të Dibrës së Maqedonisë. 

Sipas njoftimit të parë të autoriteteve të policisë kufitare janë grabitur 32 dele, në fshatin që gjendet në afërsi të kufirit me Shqipërinë. 

Grabitësit siç bëhet e ditur fillimisht kanë thyer dyert e fermës, kanë shpërndarë delet dhe kanë grabitur një tufë të tyre.

Pronarët e fermës kanë theksuar se me këtë grabitje kanë pësuar dëme të mëdha dhe se ata dyshojnë se delet janë futur më pas në territorin e Shqipërisë.