Policia e Korçës ka zbardhur detaje të reja për grabitjet e ndodhura dy ditët e fundit në tre kisha.
Bëhet me dije se në lidhje me ngjarjen janë proceduar penalisht shetasit A. S., 17 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje) dhe D. S., 16 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në kishën e fshatit Ravonik 5000 lekë dhe një kasafortë metalike, në kishën e fshatit Porodinë 1500 lekë, si edhe kanë tentuar të vjedhin një objekt kulti në rrugën Polenë-Dërsnik.
NJOFTIMI I POLICISË:
Zbardhen vjedhjet në tre kisha, ngjarje të ndodhura dy ditët e fundit, në fshatrat e Korçës.
Procedohen penalisht dy autorët e dyshuar, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura dy ditët e fundit, ku në tre fshatra të rrethit të Korçës u vodhën kishat e tyre, bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar dhe filluan procedimin penal në ngarkim të tyre konkretisht shtetasve A. S., 17 vjeç ( i dënuar më parë për vjedhje) dhe D. S., 16 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë.
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në kishën e fshatit Ravonik 5000 lekë dhe një kasafortë metalike, në kishën e fshatit Porodinë 1500 lekë, si edhe kanë tentuar të vjedhin një objekt kulti në rrugën Polenë-Dërsnik.
Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan prova që dokumentojnë autorësinë e dy shtetasve në këto vepra penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.





