20 maj 2015 – Zyra e OSHEE-së në kryeqytet është grabitur orët e para të mëngjesit.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ismail Qemali", ndërsa mësohet se është thyer dera e zyrës kryesore dhe më pas janë marrë kompjuterat.
Efektivët e policisë së Tiranës kanë sekuestruar pamjet filmike të bizneseve përreth, dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/