Është dhënë masa arrest me burg për dy të rinjtë që grabitën xhiron ditore të një dyqani në lagjen nr. 15 Durrës pak ditë më parë.
Këta të rinj akuzohen se grabitën një shumë prej 15 mijë lekësh të reja nga subjekti dyqan ushqimor dhe sipas pronarit të këtij subjeti kjo ka qenë dhe xhiroja ditore.
Erlind shehaj dhe Orges Mona dy të akuzuarit për vjedhjen e kësaj shume janë lënë në burg ku do të vuajnë dënimin. Seanca u zhvillua ditën e sotme pasi erdhi në gjykatë Erlind Shehaj i cili pësoi krizë epilepsie gjatë seancës gjyqësore.





