ITALI, 15 shkurt 2013 – Policia italiane ka vënë në pranga dy të rinj shqiptarë të akuzuar për grabitjen dhe rrahjen e një biznesmeni.

Dy shqiptarët u ndaluan në provincën Montecatini. Policia italiane bëri të ditur se kishte ndaluar dy të rinj nga Shkodra Gerhard Hoxhllaku 24 vjeç dhe Samet Tahiri 23 vjeç. Dy të rinjtë u ndaluan kur po udhëtonin me një makinë tip benz Mercedez 320, që ia kishin vjedhur Catellit.

Fillimisht u ndalua Sameti gjatë një kontrolli rutinë, i cili u kap në një makinë Fiat Punto, që ishte denoncuar si e vjedhur, por nga hetimet e policisë rezultoi se ishte i përfshirë edhe në vjedhjen e lokalit të biznesmenit Catellit së bashku me dy të tjerë.

Hetimet intensive bënë që të bihet në gjurmët e Hoxhllakut, i cili ndryshe nga Tahiri vijonte të ishte i lirë dhe lëvizte me benzin që i kishte vjedhur biznesmenit. Sakaq si bashkëpunëtorë në vjedhje rezulton të jetë i shpallur në kërkim edhe një person tjetër me iniciale A.Q, i cili ka bashkëpunuar me shqiptarët e ndaluar në kryerjen e grabitjeve.