Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tre persona kanë grabitur sot një lokal në lagjen "24 Maji" në Vlorë.
Mësohet se lokali i vjedhur është në pronësi të shtetasit A.Z., ndërsa autorët e arrestuar në flagrancë janë shtetasit A.K., E.Xh.. dhe G.D., të moshave 18, 27 dhe 35 vjeç.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provave, materiale të ndryshme si; televizora, targa mjetesh etj.
Nga hetimet e mëtejshme ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar të dy ngjarjeve të tjera në fushën e vjedhjeve për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.





