Një 31-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy të tjerë, kanë grabitur tre banesa dhe një automjet.
E. B., 31 vjeç, banues në Fitore, është ndaluar dhe është vënë në pranga nga policia e Vlorës.
Ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit G. S., 28 vjeç, dhe M. Z., 30 vjeç, gjithashtu banues në Fitore.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në orët e para të mëngjesit të datës 17.03.2025, kanë vjedhur në dy banesa të shtetasve që aktualisht jetojnë jashtë vendit, si dhe në banesën e një shtetasi tjetër, nga ku kanë marrë edhe një automjet të markës “Land Rover”, i cili është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.