Policia italiane ka vënë në pranga 3 shtetas kosovarë, pasi akuzohen për grabitje.

Mediat italiane kanë bërë publike emrat dhe fotot e autorëve të dyshuar. Ata janë: Femi Makolli, 48 vjeç, banues në Milano, Florim Rexhepi, 41-vjeç, që jetonte në Cinisello Balsamo si dhe Sedar Kurda, 42-vjeç, akuzohen se natën e pashkëve më 27 mars, grabitën banesën ku jeton nëna së presidentit të Juventusit në Torino. 

Shënjestër e grabitjeve të tre kosovarëve ishin kryesisht banesat e sipërmarrësve italianë.

Sipas hetuesve, ata kanë fituar mbi 10 milionë euro nga grabitjet e realizuara.

Përveç shtëpisë së nënës së presidentit Andrea Agnelli, ata kanë kryer edhe nëntë grabitje të tjera.  Mallrat e grabitura janë gjetur në një makinë dhe në një banesë.

Ndërkohë policia italiane po heton për të zbuluar rastet të tjera të vjedhjeve të mundshme.