Dy të rinjtë, Orges Mona e Erlind Shehaj, që u arrestuan për grabitjen e xhiros së një dyqani në Durrës kanë dalë sot para gjykatës.
Një nga të rinjtë, Erlind Shehaj ka humbur ndjenjat në gjykatë dhe është shoqëruar nga mjekët dhe forcat e policisë drejt spitalit.
Policia ka sekuestruar automjetin dhe veshjet që përdorën këta shtetas, gjatë kryerjes së vjedhjes.
Shehaj me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje dhe Orges Mona 34 vjeç, të dy me banim në Durrës u arrestuan nga policia si të dyshuar për vjedhjen me armë të xhiros ditore prej 15 mijë lekësh të një dyqani ushqimor në zonën e Spitallës.
Nga hetimet të arrestuarit dyshohet se kanë kryer edhe dy vjedhje të tjera në një banesë në lagjen 6 dhe në një dyqan në fshatin Arapaj.





