Dy persona të armatosur kanë grabitur paraditen e sotme një pikë këmbimi valutor në qytetin e Fierit, duke lënë të plagosur edhe një person.
Mësohet se i plagosuri me armë zjarri është shtetasi Agur Vrenozin, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Pasi morën çantën me para, dy grabitësit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë ndërsa në afërsi të fshatit Baltës ata kanë braktisur makinën dhe njëri prej tyre është hedhur në lumë për t’i shpëtuar policisë, e cila e ka arrestuar pak minuta më vonë 32-vjeçarin nga Vlora me inicialet D.S.
Sakaq, policia ka bllokuar edhe çantën me para që arritën të merrnin grabitësit nga pika e këmbimit valutor.
Uniformat blu vijojnë ndërkaq punën për kapjen e autorit të dytë.





