Një familje në fshatin Spiten të Lezhës ka rënë pre e një grabitje nga persona të paidentifikuar.

Mësohet se, autorët kanë dhunuar kryefamiljarin dhe bashëshorten e tij pasi kanë hasur në rezistencë.

“Më datë 24.05.2021, pas mesnatës, në fshatin Spiten, Lezhë, jemi njoftuar nga shtetasi Gj.D., se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e tij duke i dhunuar atë dhe bashkëshorten shtetasen V.D.,47 vjeçe, një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë. Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Gjithashtu, janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen”, thuhet ne njoftimin e policise.