GREQI, 21 maj 2013– Klement Galaj dhe Edmir Murataj, janë dy personat më të kërkuar në Greqi që nga momenti i grabitjes spektakolare të bankës së Larisës, sipas policisë greke, mund të jenë larguar drejt Shqipërisë.
Emrat dhe fotot e tyre bëjnë xhiron nëpër mediat e gjithë rajonit, pasi ata janë pjesë e grupit të shqiptarëve që kryen arratisjen më të bujshme nga burgu i sigurisë së lartë në Trikalla mbrëmjen e 24 shkurtit.
Ndërsa, pak ditë më parë ata rezultojnë të kenë grabitur nën kërcënimin e armëve plot 1 milion euro në bankën e Larisës.





