7dhjetor 2015 – Makina që shihni duke u djegur, është Fuoristrada e tipit JEEP Grand CHEROKE, e cila u përdor nga grabitësit e 3.8 milionë eurove. Me këtë makinë udhëtonin 5 grabitësit e armatosur, të cilët morën thasët me para dhe u larguan nga vendi i ngjarjes. Në afërsi të Urës së Limuthit makina është gjetur e djegur tërësisht.

Por pas gjetjes së mjetit, hetuesit kane zbuluar se ky mjet nuk figuron i regjistruar në asnjë pikë kalimi kufitar apo institucion të Shqipërisë. Policia thotë se makina për herë të fundit figuron e regjistruar në vitin 2010 në Gjermani, në pronësi të një shtetasi gjerman. Policia nuk ka asnjë informacion, sesi ka përfunduar në Shqipëri dhe kush e ka përdorur mjetin ne vendin tone. Ndërsa targat e gjetura në momentin e djegies TR 8801 E, rezultojnë të vjedhura.

Pronari i këtyre targave, gjatë marrjes në pyetje ka treguar se targat i janë vjedhur kohë më parë dhe se ai ka bere denoncimin në një nga komisariatet e kryeqytetit.

Grupi hetimor nuk ka arritur të gjeje asnjë kamera sigurie, qe mund te këtë filmuar makinën në lëvizje apo fiksimin e fytyrës së ndonjërit prej 5 grabitësve. Prokurorët thanë se në makinën e blindit ku edhe janë grabitur thasët e mbushura me dollarë amerikanë, kanadezë, australian dhe paund nuk janë gjetur gjurmë të grabitësve. Kjo tregon se autoret e vjedhjes me arme kanë qenë të kujdesshëm dhe me doreza në duar.

Burimet thonë se janë ngritur dyshime në lidhje me bashkëpunimin mes grabitësve dhe persona të kompanisë së shoqërimit të parave. Drejtuesi teknik i kompanisë së shoqërimit të parave, nuk kishte dijeni qe vartësit e tij do të kryenin shoqërimin e parave nga banka në drejtimit të Aeroportit të Rinasit, nga ku do të dërgoheshin drejt Austrisë me linjat e rregullta të fluturimit. Burimet thonë se dosja për grabitësit e parave do t’i kalojë policisë për veprime operative, për shkak të mungesës së provave konkrete. Ndërkohe hetimet do të vazhdojnë për 6 punonjësit e kompanisë private të shoqërimit të parave. /abcnews/