Dy persona të paidentifikuar, ende kanë tentuar të vjedhin me armë një 50-vjeçar. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur më datë 10.04.2017, rreth orës 12:00, tek "Mbikalimi i Fushë-Krujës.

Mësohet se shtetasi me iniciale B.D., banues në Fushë-Krujë, ka qenë duke drejtuar mjetin tip Benz, kur  kanë tentuar ta vjedhin dhe nuk i ka ndaluar autorëve.

Në ikje e sipër të shtetasit B.D. autorët kanë qëlluar me armë automjetin e tij, në pjesën e përparme.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.