Fier, 2 qershor 2014 – Grabitje me armë zjarri në një qendër tregtare në qytetin e Fierit. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 15:00, por vetëm pasdite është bërë e ditur nga policia.
Sipas kësaj të fundit, dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë pritur që menaxheri i qendrës tregtare dhe një prej punonjësve kanë zbritur në garazhin e ndërtesës për të dërguar shumën prej 30 milionë lekësh të vjetra në bankë.
Më pas autorët i kanë sulmuar, duke u marrë shumën e parave dhe janë larguar me mjetin e tyre tip Fiat punto, i cili u gjet i djegur në fshatin Hoxharë e re. Ndërkaq policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve që mesa duket e kishin mirë studiuar planin e grabitjes.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





