Angli, 20 mars 2014 – Një bandë grabitësish ka vjedhur një sasi të madhe parash në një supermarket duke hapur një tunel 50 metra të gjatë. Policia e Mançesterit, qytet ku u regjistrua grabitja, bën të ditur se hajdutët kanë realizuar me sukses vjedhjen e dhjetra mijëra paundve të premten, më 14 mars. Sipas policisë, banda në fjalë besohet se ka realizuar edhe tre grabitje të ngjashme që nga viti 2007. Hetuesit janë të mendimit se banda ka harxhuar muaj të tërë për të hapur tunelin. Hetimet janë përqendruar në zbulimin e fakteve të reja nga kjo grabitje dhe njëkohësisht në pyetjen e banorëve të zonës, të cilëve mund t’u kenë rënë në sy lëvizje të pazakonta nga persona që nuk banonin aty.   

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/