Një administrator i një pike këmbimi valutor është grabitur mëngjesin e sotëm nën kërcënimin e armës në Cërrik.
Mësohet se shtetasi i grabitur është A.Ngjela, i cili sapo ka dalë nga makina e tij, një person i armatosur që duket se e ruante i rrëmbeu paratë.
“Kisha 14 milionë lekë në makinë, do të shkoja në biznesin tim në Elbasan”- mësohet të ketë thënë ai në dëshminë e parë për forcat blu.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.





