Një dyqan argjendarie është grabitur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:45 në rrugën Luigj Gurakuqi, vetëm 100 metra larg Komisariatit të Lezhës.

Grabitësi, i cili ka qenë me motor në koke mbante një skafandër, ka hyre në argjendari dhe ka arritur të marre disa sende me vlerë.

Megjithëse dyqani ndodhej në rrugën kryesore dhe në një kohë mjaft të populluar me njerëz, grabitësi nuk e ka menduar dy here për të vepruar. Pavarësisht se pronari e ndoqi dhe u përplas fizikisht me të jashtë dyqanit, i riu mundi të merrte motorin dhe të largohej nga vendngjarja.