ELBASAN, 24 mars 2013- Sipas informacioneve më të fundit, një aregjendari është grabitur gjatë orëve të natës në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rinia” që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani” me qendrën e qytetit ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në argjendarinë në proanësi të Gazmend Dyrmës dhe kanë grabitur bizhuteritë.

Nuk dihet ende vlera e lekëvë të mallit të grabitur në argjendari ndërkohë që policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.