Në argjendari në pedonalen e qytetit të Korçës është grabitur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Policia njofton se një person akoma i paidentifikuar ka vjedhur me thyerje disa bizhuteri floriri në argjendarinë nën pronësi të qytetarit me iniciale N.F.

Shërbimet e Policisë po këqyrin pamjet filmike dhe po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.