Një agjendari është grabitur gjatë natës në rrugën e Dibrës në kryeqytet.

Dyshohet se grabitësit kanë marrë bizhuteri me vlerë rreth 10 mln lekë të vjetra.

“Më datë 14.03.2024, në Rrugën e Dibrës, gjatë natës, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur disa aksesorë floriri, në argjendarinë e shtetases S. K. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes”, raporton policia.