Grabitet që në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne një banesë në qytetin e Korçës. 

Mësohet se grabitja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit, në banesën e një kambisti. Në momentin e grabitjes, autorët janë përleshur edhe me pronarin e banesës duke e lënë të plagosur.

Nuk dihet ende shuma e grabitur dhe detaje të tjera në lidhje me autorët. Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur rastin.