Një 53-vjeçar ka denoncuar në polici se i është vjedhur banesa nga persona të paindentifikuar dhe kanë marrë bizhuteri të ndryshme dhe një shumë parash.
“Në Komisariatin e Policisë Durrës kallëzon shtetasi P. B., 53 vjeç, banues në Durrës, se persona të paidentifikuar i kanë vjedhur banesën, ku kanë marrë bizhuteri të ndryshme dhe një shumë parash. Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për kapjen e autorit/ëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





