Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Krujë.

Sipas njoftimit të policisë, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç.

Ndërkohë po shërbimet e policisë po punojnë për kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.