ELBASAN- Persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur dhe plagosur një kambist sot në mëngjes.
Mësohet se kambisti i identifikuar si Xhemil Lici është grabitur sapo ka dalë nga banesa e tij, nga personat e sipërpërmendur.
Grabitësit kanë qëlluar mbi Licin me armë për t'i marrë shumën e parave që mbante me vete, ndërkohë që pas plagosjes ai është shtruar në spitalin rajonal të Elbasanit ku edhe po kurohet.
Policia ka nisur hetimin mbi ngjarjen, për identifikimin e agresorëve, por edhe për mësuar se sa para i janë grabitur kambistit.