Filiali i Postës Shqiptare në Tiranë, në zonën e Babrrus, është grabitur paraditen e sotme.
Dy persona të maskuar me kapuçët e xhupave kanë hyrë sot në filialin e postës, duke vjedhur një shumë parash 200 mijë lekë të reja dhe janë larguar me biçikleta.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 15.12.2021, rreth orës 09:15, në Babrru, dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tyre.





