Mbi 2.5 milionë euro janë grabitur mëngjesin e sotëm në mënyrë spektakolare në provincën e Barit.

Katër persona të maskuar dhe të armatosur i zunë rrugën makinës së blinduar me dy automjete që digjeshin.

Kështu ata bllokuan trafikun dhe penguan policinë ndërsa përdorën disa vinça për të hapur furgonin dhe për të marrë paratë.

Furgoni po trasnportonte para për të furnizuar zyrat postale të qytetit të Matteras dhe brenda thuhet se ka pasur mbi 2 milionë e gjysëm euro.

Hetuesit thonë se flitet për një grabitje të mirëorganizuar në çdo detaj.