Grabitet gjatë natës pika postare që ndodhet në zonën e njohur te ‘Dyli’ në Durrës, në rrugën “Aleksandër Goga” pranë spitalit rajonal.
Pre e grabitjes ka rënë pika postare ku paguhen faturat e ujit, dritave dhe pensionet.
Dyshohet se autorët kanë hyrë me forcë në ambientet e postës. Menjëherë pas sinjalizimit të ngjarjes së ndodhur, forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të grabitjes, duke bërë të mundur ndalimin e tyre.
Nga burime jo zyrtare, “DurrësLajm” mëson se autorët e grabitjes dyshohet se janë nga zona e Kënetës.
Policia ka arritur të sekuestrojë edhe paratë e grabitura, teksa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.





