Pak para mesnate, mbrëmjen e kaluar janë vjedhur disa dokumente në zyrat e Kadastrës së Vlorës,që ndodhet në pallatin e Kulturës.

Policia bën me dije se një person i paidentifikuar ka thyer vjedhur me thyerje disa dokumente në zyrat e qarkut.

Hetimet kanë nisur për të mësuar detaje rreth dokumenteve të vjedhura, mënyrës se si ka hyrë brenda zyrave dhe identifikimin e tij.

“Më datë 11.10.2021, rreth orës 23:30, tek Pallati i Kulturës, Vlorë, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka vjedhur me thyerje në zyrat e qarkut, ku ka marrë disa dokumente. Grupi  hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia.

Kadastra e Vlorës ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për problematika të ndryshme dhe janë verifikuar shpesh lëvizjet e ndryshme në institucion, që nga regjistrimet, legalizimet dhe deri te mungesa e marrëdhënies korrekte me qytetarët.