Itali, 22 mars 2014 – Hajdutët nuk kanë nguruar aspak të grabisin edhe gjyshen nga babai të kryeministrit italian, Matteo Renzi. Për të realizuar synimin e tyre kanë përdorur një truk fare të thjeshtë.

I kanë rënë ziles dhe kur gruaja e moshuar ka hapur derën janë prezantuar si shokët e djalit të saj. Faktin e ka publikuar sot gazeta Corriere Fiorentino që tregon sesi Anna Maria, nëna e Tiziano Renzi-t u grabit nga hajdutët.

Gjyshja e kryeministrit banon në San Clemente, në komunën e Reggello-s. Dy hajdutët, që mendohet se janë italianë, kanë marrë me vete ndër të tjera edhe orën e florinjtë të gjyshit të kryeministrit italian, që ka vdekur kohë më parë. Ende nuk dihet saktësisht vlera e objekteve të grabitura në shtëpinë e Anna Maria Renzi-t.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/