Bashkim Shegani është kambisti, i cili u grabit mbrëmjen e djeshme në fshatin Katjel të Prrenjasit, teksa po kthehej në shtëpi. Tre grabitësit me motorë i dolën para dhe pasi e dhunuan i morën 40 milionë lekë të vjetra.
Më pas, autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet dhe deri më tani ka shoqëruar 8 persona për këtë ngjarje.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në afërsi të fshatit Katjel, ku kambisti Bashkim Shegani ra në duart e grabitësve. Shegani ka dhënë deklaratën e tij në polici, por nuk dihet ende nëse i ka njohur apo jo autorët.





