Një pikë karburanti në një rrugë dytësore në Fushë Prezë është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Persona ende të paidentifkuar kanë vjedhur me dhunë kasafortën me një vlerë rreth 600.000 lekë. Autorët kanë thyer kamerat e sigurisë dhe janë larguar me një mjet, dyshohet me ngjyrë të zezë”, bën të ditur policia.

Mendohet se shuma e grabitur është xhiroja ditore e karburantit.

Efektivët e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.