Një pikë karburanti është grabitur gjatë natës në aksin rrugor Vlorë-Babicë.
Tre persona të maskuar dhe me një armë zjarri kanë kërcënuar punonjësin e pikës së karburantit dhe më pas i kanë marrë një sasi prej 12.000 mijë lekësh të rinj.
Policia mësoi për grabitjen rreth orës 02:30 të 2 shtatorit 2017
“Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se tre shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në karburant të maskuar dhe me një armë zjarri, ku kanë kërcënuar punonjësin e karburantit, shtetasin M.M., 60 vjeç, duke i marrë (vjedhur) një sasi lekësh prej 12.000 mijë lekë të rinj dhe një aparat celular, dhe janë larguar”, informoi sot në mëngjes policia e Vlorës.
Janë sekuestruar pamjet filmike në disa pika të ndryshme nga ku mund të kenë lëvizur autorët dhe vazhdon puna intensivisht për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kontrolli i imtësishëm i zonës ku ka ndodhur ngjarja.





