Një kompani ndërtimi është grabitur gjatë orëve të natës në kryeqytet. Grabitja është denoncuar nga pronarët e kompanisë që gjendet në afërsi të autostradës.

Burime nga policia bëjnë me dije se grabitësit kanë hyrë me dhunë në zyrën e administratorit të kompanisë prej nga dyshohet se kanë marrë kasafortën, ku dyshohet se ndodheshin rreth 14 milionë lekë të vjetër.

Grabitja është konstatuar vetëm rreth orës 10:00 të mëngjesit, kur është bërë edhe denoncimi. Policia ka nisur hetimet, duke sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së ambienteve të kompanisë.