3 dhjetor 2015 – Një makinë e blinduar e një kompanie private “Security” është grabitur sot në dalje të Kasharit. Sipas informacioneve të para, mësohet se disa persona me maska dhe me armë kanë sulmuar mjetin e blinduar.
Dyshohet se ata kanë qëlluar, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe disa gëzhoja. Gjithashtu, është gjetur dhe një automjet tjetër, i cili po digjej. Dyshohet se automjeti që u gjet në vendngjarje është i grabitësve. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
/portali DurresLajm/