Një oficer policie është plagosur këtë të mërkurë në Suharekë.

Mediat në Kosovë raportojnë për një oficer të plagosur, i cili është qëlluar me armë nga katër persona, të cilët kanë hyrë për të grabitur një dyqan argjendarie.

Polici i plagosur është dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.