Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Shirq të njësisë administrative Dajç në qytetin e Shkodrës. Dy persona të maskuar kanë hyrë në një banesën në pronësi të shtetasit Mark Alia, ku gjatë momentit të grabitjes, në shtëpi ndodheshin vetëm dy persona të moshuar.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, banesa e grabitur kishte kamera sigurie dhe sisteme alarmi, teksa raportohet se grabitësit kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash, një celular edhe një armë gjahu ‘çifte’. Gjithashtu kanë marrë edhe automjetin i cili ndodhej në oborrin e shtëpisë.
Grabitësit ishin tre persona të maskuar, dy prej të cilëve janë futur në banesë ndërsa një tjetër ka qëndruar jashtë për të bërë rolin e rojës. Më pas, janë larguar në drejtim të paditur.
Grupi hetimor po heton për identifikimin e tyre dhe zbardhjen e ngjarjes.





