Një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur një karburant në autostradën Vlorë – Fier, dhe më pas është larguar në drejtim të Novoselës.
Sipas policisë, grabitësi ka marrë një shumë parash nën kërcënimin e armës, në karburantin që është në pronësi të qytetarit me iniciale F.S. Nga kjo ngjarje fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit të grabitjes.
Shërbimet e policisë janë organizuar dhe ndarë në grupe të posaçme, duke u shpërndarë në terren me qëllim krehjen e zonës dhe kapjen e autorit.





