Një bankë e nivelit të dytë ka rënë pre e grabitësve në qytetin e Laçit. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të pasdites të së premtes.
Persona të maskuar e të armatosur mësohet se kanë arritur të grabisin një sasi parash nga banka, vlera e së cilës ende nuk dihet. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





