Një lajm i fundit vjen nga rruga “Bardhyl” në kryeqytet, kur qytetarët kanë njoftuar policinë për një grabitje në një dyqan.
Mësohet se grabitësi ka arritur t’i marrë xhiron ditore shitëses, thuhet se me një pistoletë lodër.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur kerkimet per autorin e dyshuar teksa po merret ne pyetje shitesja dhe deshmitare te ndryshem qe kane pare skenen e grabitjes.





