SHKODER, 26 mars 2013– Grabitet me armë zjarri një pikë bastesh sportive në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja është shënuar rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme në lagjen Vasil Shanto, kur dy persona, njeri prej të cilëve tashmë i arrestuar, kanë hyrë të maskuar dhe me armë në lokalin e basteve duke goditur me qytën e automatikut punonjësin, 24 vjeçar Dritan Gradeci, i cili ka marrë plagë të rënda në kokë. 

Pas kësaj, të dy grabitësit kanë mundur të marrin shumën e xhiros ditore që ndodhej në arkë, prej 70 mijë lekësh, dhe janë larguar qetësisht. Sipas policisë, të dy autorët kanë lëvizur në këmbë. 

Ndërkaq, është vënë në pranga njeri prej tyre, 39-vjeçari Herton Halili, ndërsa është shpallur në kërkim Altin Garubi, 40 vjeç.