Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur me armë gjatë natës një pikë karburanti.
Ngjarja ka ndodhur në Novoselë të Vlorës, ku dy persona të armatosur kanë kërcënuar rojën dhe i kanë marrë xhiron ditore, afro 350 mijë lekë të vjetra.
Në dëshminë e tij në polici, roja ka treguar se ka dëgjuar të thonë: “Nnxirr pistoletën”. Ndërsa kanë thyer xhamin e kabinës ku rrinte roja duke i marrë atij lekët.
Policia ka nisur hetimet lidhur me zbardhjen e ngjarjes.





