Një automjet është grabitur nga persona ende të paidentifikuar gjatë natës së të enjtes, teksa lëvizte në autostradën Shkodër-Lezhë.
Pronari i automjetit, shtetasi N.K. nga Balldreni i Lezhës, ka denoncuar në polici grabitjen, duke thënë se gjatë rrugës i kishin dalë dy persona përpara dhe i kishin marrë me forcë automjetin.
Automjeti tip "Benz" është gjetur pas disa orësh nën flakë dhe hetimet e para çojnë në dyshimet për një zjarrvënie të qëllimshme.
Dyshohet që automjeti të jetë përdorur për ngjarje kriminale.





