21 korrik 2015 – Një nga presidentët më të njohur në futbollin italian, Massimo Ferrero është grabitur mbrëmjen e djeshme. Familja e tij ka qenë pre e një sulmi kriminal ku qëllimi ka qenë përfitimi material.
Grupi kriminal ka grabitur sendet me vlerë në familjen e Ferreros ku ishte edhe ai. Kriminelët thuhet se e kishin paralajmëruar Ferreron që të mos kundërpërgjigjet, sepse ata donin vjedhjen dhe asgjë më shumë.
Një Porsche i tipit të ri ka qenë një nga gjërat më me vlerë që i është vjedhur presidentit të Sampdorias. Ngjarja ka ndodhur në një zonë bregdetare ku Ferrero ka shtëpinë e tij.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/