Një argjendari është grabitur pasditen e sotme nga dy persona të maskuar.

Gazetarja e DurrësLajm bën të ditur se argjendaria e grabitur, ndodhet në bulevardin kryesor dhe është në pronësi të shtetasit Gj. Ngresi.

Nga informacionet paraprake, mësohet se dy personat e maskuar kanë kërcënuar me armë shitësen, e cila ka qenë e vetme në dyqan në momentin e grabitjes.

Grabitësit kanë marrë të gjitha bizhuteritë që kanë gjetur të ekspozuara në vitrina dhe janë larguar me shpejtësi në këmbë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Po shihen të gjitha kamerat e sigurisë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.