Të paktën 9 persona kanë vdekur në një grabitje bankare që zgjati rreth një orë në Ido-Ani, të Nigerisë. Hajdutët, të cilët sulmuan një degë të një banke të vjetër në qytet, transportuan një sasi të madhe parash. Ata u futën me një automjet sportiv në bankë, duke shkaktuar tension brenda ambienteve.

Pesë zyrtarë të bankës dhe dy klientë u vranë nga grabitësit, ndërsa një nga autorët u qëllua për vdekje nga policia. Gjithashtu, një oficer policie u vra nga grabitësit gjatë operacionit.

Përveç kësaj, shumë klientë dhe zyrtarë të bankës u rrahën nga autorët e krimit.